Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata të cilët falen dhe agjërojnë vetëm gjatë Ramazanit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 248

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I nderuar shejkh! Çka thuhet për ata që falen dhe agjërojnë vetëm gjatë Ramazanit, e kur të mbarojë Ramazani, ata braktisin namazin dhe agjërimin?

Përgjigje: Më është bërë e qartë përmes argumenteve se personi konsiderohet kafir në qoftë se ai nuk falet kurrë. Sa për ata që falen ndonjëherë, unë nuk mendoj se argumentet sugjerojnë se ai është kafir.

Profeti ka thënë:

“Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi, kush e len atë ai ka bë kufër.”

“Në mes njeriut dhe shirkut e kufrit është braktisja e namazit.”

Mirëpo, unë dyshoj në besimin e një personi nëse ai falet dhe agjëron vetëm gjatë Ramazanit. Nëse ai është besimtar i vërtetë, ai duhet të falet gjatë dhe pas Ramazanit. Që njeriu ta njohë Zotin vetëm gjatë Ramazanit më bën të dyshoj në besimin e tij. Megjithatë, unë nuk them se ai është kafir por nuk gjykoj në këtë çështje dhe ia lë çështjen e tij Allahut (azze ue xhel).

Shpërndaje: