Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ata u revoltuan së bashku me Ibn-ul-Ash´athin – pastaj ndodhi kjo!

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar Alam-in-Nubala (4/513)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ibn Aun ka thënë:

“Kur sprova shpërtheu në kohën e Ibn-ul-Ash’athit, Muslimi ra në të, ndërsa Hasan el-Basriu qëndroi largë saj. Prandaj Hasani u ngritë ndërsa Muslimi u fundos.”

Sa i përket ahiretit, është e mundur që të dy u ngritën në gradë.

Ejub es-Sikhtijani ka thënë:

“I është thënë Ibn-ul-Ash’athit: “Nëse dëshiron që njerëzit të vriten rreth teje sikurse u vranë rreth deves së Aishës në luftën e deves , atëherë duhet ta kthesh ka vetja Muslim bin Jasarin.” Si pasojë, ai e bëri këtë kundër vullnetit të tij.”

Ebu Ejubi tregoi se Kilabeh ka thënë:

“Muslim bin Jasari më tha mua: ”Unë e lavdëroj Allahun që nuk kam gjuajtur ndonjë shigjetë ose nuk e kam e kam lëvizur shpatën.” Unë i thashë atij: ” Çfarë thua në lidhje me ata që të kanë parë në fushën e betejës, dhe thanë: “Ky është  Muslim bin Jasari! ! Ai po lufton vetëm për hirë të vërtetës!” dhe pastaj filloi të luftoj derisa u vra?” Ai shpërtheu në lot dhe tha: “Betohem në Allahun se unë dëshiroj që toka të hapet në mënyrë që unë mund të hyjë në të.”

Ejub es-Sikhtijani ka thënë:

“Unë nuk di ndonjë dijetar që u revoltua me Ibn-ul-Ash’ath dhe u vra, vetëm se i ra pishman kur e pa vdekjen e tij, ose se ata shpëtuan gjallë dhe u penduan për atë që vepruan.”

Shpërndaje: