Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë aborti ndikon në namazin dhe në lehoninë e gruas

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (6 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua kishte një abort. Nuk ka gjak fare që tregon formimin e njeriut. Cili është vendimi mbi gjakun që vjen me abortin? A pushon periudha e saj e pritjes me këtë abort?

Përgjigje: Dijetarët thonë se lehonia e gruas fillon vetëm kur ajo aborton fetusin që është e qartë se është formuar njeri. Pra, nëse ajo aborton kur nuk është i qartë formimi i njeriut, kështu që gjaku është gjak sëmundjeje (jo gjak lehonie). Gjaku i tillë nuk e ndalon atë që të falet apo të bëjë diçka tjetër.

Pyetje: A përfundon periudha e pritjes?

Përgjigje: Periudha e pritjes nuk përfundon. Periudha e pritjes përfundon vetëm nëse lind fetusin që ka marrë formë njeriu.

Shpërndaje: