Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë ajo duhet ta braktis atë menjëherë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (13 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane

Pyetje: Një grua është e martuar me një burrë që bënë mëkate të mëdha të tilla si abuzimi i drogës dhe të ngjashme. Ajo vuan prej tij. Ajo vetë është e drejtë dhe besimtare, ne e konsiderojmë atë të tillë dhe Allahu është Gjykatësi i saj. Çfarë duhet të bëjë kjo grua? Ajo madje edhe e ka këshilluar dhe nxitur që të largohet nga këto mëkate dhe të pendohet tek Allahu -subhanehu ue te ala – por pa sukses. Çfarë mendoni që duhet të bëjë ajo;

A të shkojë tek familja e saj, apo të bëjë durim në mënyrë që Allahu ta udhëzojë atë? Ai gjithashtu i ndalon fëmijët që të falen. Kështu që ne duam disa fjalë nga ti lidhur me këtë çështje që të përfitojë prej fjalëve tuaja in sha’a Allah. Allahu të bekoftë!

Përgjigje: Ky burrë që bënë këto gjëra të ndaluara, a falë namaz apo jo?

Pyetësi: Ai është neglizhent ndaj namazit, herë falet në shtëpi, herë në punë, herë falet me vonesë.

Përgjigje: Unë mendojë se nëse ajo e ka këshilluar atë pa arritur sukses, atëherë ajo ka të drejtë të kërkojë anulimin e martesës. Por në raste të ngjashme mund të ketë gjëra që do të parandalojnë një anulim të tillë, si p.sh. se ajo ka fëmijë me të. Anulimi i martesës mund të shkaktojë probleme. Në qoftë se mëkatet e tij nuk janë kufër është e padëmshme për të që të qëndrojë me të në mënyrë që të shpëtojnë nga dëmet. Por në qoftë se mëkati i tij është kufër, p.sh. ai nuk falet, atëherë nuk duhet të qëndrojë me të asnjë moment.

Shpërndaje: