Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë fëmija duhet të falë namazin e sabahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (96)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

 
Pyetje: Fëmija mosha e të cilit është ndërmjet 7-10 vjeçar, a duhet qenë i ashpër ndaj tij kur bëhet fjalë për namaz apo duhet të lihet sipas qejfit të tij?
 
Përgjigje: Jo, nuk duhet të lihet sipas qejfit të tij.
 
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
 
“Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur ata janë shtatë vjeç, dhe i rrihni për të kur ata janë dhjetë vjeç.”
 
Pyetje: A duhet që fëmija të zgjohet për namazin e sabahut kështu që të fal namazin e sabahut me xhemat apo është në rregull që të falet para se të shkojë në shkollë?
 
Përgjigje: Jo! Ty nuk të lejohet që të lësh fëmijën (të fle) dhe atij nuk i lejohet që të vonojë namazin. Ai duhet të zgjohet dhe të falet me muslimanët. Pastaj ai mundet të fle pas namazit.

1 Ebu Daudi (495) dhe Ahmedi (6756). Autentik sipas el-Albanit në “el-Irua” (1/266).

Shpërndaje: