Imam Jahja bin Sharaf en-Neueui (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslim (12/9)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Muslim ka thënë:
1714 – Zuhejr ibn Harb na tregoi: Jakub bin Ibrahim na tregoi: Nipi im ez-Zuhri na tregoi nga xhaxhai i tij: Uruah ibn ez-Zubejr më tregoi se Aishah tha:
“Hind bint Utbah Rabiah erdhi dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se nuk ka pasur familje që kam dëshiruar që të poshtërohet më shumë se familja jote. Sot, nuk ka familje që unë dua që ajo të nderohet më shumë se familja jote.”
I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se ti do të marrësh më shumë nga ajo.”
Ajo tha: “O i dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac. Ai nuk na jap aq sa na mjafton për të ushqyer familjen tonë?”
Ai ﷺ i tha asaj: “Merr nga pasuria e tij në mënyrë të arsyeshme, aq sa të mjafton ty dhe fëmijës tënd.”
Hadithi dëshmon se është e lejueshme për një grua të martuar që të del nga shtëpia e saj kur është e nevojshme në qoftë se burri i saj i ka dhënë leje asaj, ose në qoftë se ajo e di se ai është i kënaqur me daljen e saj.