Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë lejohet të kalohet para namaz falësit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

509 – Ebu Ma’mer na tregoi: Abdul-Uarith na tregoi: Junusi na tregoi, nga Humejd bin Hilal, nga Ebu Salih nga Ebu Seid: profeti  ﷺ ka thënë… ح

Adam bin Ebi Ijas na tregoi: Sulejman bin el-Mughire na tregoi: Humejd bin Hilal el-Adaui na tregoi: Ebu Salih es-Saman na tregoi:

“Një ditë të xhuma e pashë Ebu Seid el-Khudrin duke u falur drejt një sutre, në mënyrë që të mos i kalonin njerëzit para. Një i ri nga fisi Ebu Mu’ajt dëshironte të kalonte para tij, por Ebu Seidi e shtyu atë në gjoks. Djaloshi i ri shikoi përreth dhe nuk mund të gjente ndonjë vend tjetër për të kaluar. Ai e bëri të njëjtën gjë për të kaluar dhe Ebu Seidi e shtyu atë edhe më fortë. Ai e qortoi Ebu Seidin dhe shkoi te Meruani për t’i treguar se çfarë i kishte bërë Ebu Seid atij. Ebu Seid hyri te Meruani i cili tha: “O Ebu Seid! Çfarë është puna me ty dhe nipin tënd?” Ai tha: “E kam dëgjuar të dërguarin ﷺ duke thënë:

“Nëse ndonjë prej jush falet drejt një sutre në namaz, të mos i kalojnë njerëzit para, dhe nëse dikush dëshiron të kalojë para tij, ai duhet ta shtyjë atë; dhe nëse ai refuzon, duhet ta luftojë atë (le ta shtyjë me forcë).  Ai nuk është tjetër pos një shejtan.”

Hadithi gjithashtu dëshmon se nuk është e lejuar për të kaluar para namaz falësit edhe pse nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër. Përjashtimi i vetëm është nëse namaz falësi falet në një rrugë ose një vend që duhet kaluar, si te dera. Një përjashtim tjetër është vendi i tavafit, sepse namaz falësi nuk ka të drejtë të falet aty.

Shpërndaje: