Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Nauakid-il-Islam (6)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që ti’a urojmë kufarëve festat e tyre?
Përgjigje: Kjo nuk lejohet për shkak se kjo i inkurajon ata dhe është një mënyrë për të treguar pajtim me risinë dhe gëzimin e tyre. Përjashtimi i vetëm është në rast domosdoshmërie. Kjo mund t’u ndodhë pushtetarëve, të cilët detyrohen t’i përgëzojnë ata politikisht për t’u mbrojtur nga e keqja e tyre dhe jo për ta pranuar fenë e tyre. Ndoshta kjo është e lejuar vetëm për pushtetarët.
Megjithatë, nuk është e lejuar për të gjithë muslimanët që t’ua urojnë festat kufarëve:
Allahu -te ala- ka thënë:
“Edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt, dhe kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.” El-Furkan, 25:72
Kuptimi i ajetit është se ata nuk i dëshmojnë festat e kufarëve, nuk marrin pjesë në to dhe nuk ua urojnë ato.