Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (955)
Data e fetvas: 29/1-1411 ose 20/8-1990
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Para së gjithash, unë do ta shtrojë një pyetje, ndoshta unë së pari do të përfitoja duke e pyetur veten. Së dyti, ndoshta do të përfitoj nga përgjigjja duke i bindur të tjerët. Për atë që thash më herët se ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetë përveçse të qëdrojmë në shtëpi. Të gjithë do ta marrin pëgjigjen e pyetjes. Ne fillojmë me pyetjen e doktorit. Çfarë mendon ti se mund të kontribosh personalisht? Imagjino skenarin për të cilin po pyet dhe se si ne duhet të kemi qëdrimin ndaj tij. Çfarë mund të bësh ti?”
Doktori: “Unë mund ti bashkohem një grupi që do të përfaqësohet nga shumë njerëz të cilët janë si unë. Ata janë të përgatitur për luftë dhe të nisen për në Irak ose në fushën e betejës për të sulmuar interesat amerikane dhe amerikanët.”
Albani: “Çfarë ke për qëllim me bashkangjitjen? Pyetja yte përjashtonte qeveritë. A do ti bashkohesh dikujt jashta qeverisë?”
Doktori: “Ka grupe islamike. Nëse SHBA-ja sulmon dhe ka grupe islamike të tillë si Ikhuanu Muslimun që dërgojnë forca, kështu që unë luftojë së bashku me Ikhuanu Musliminët.”
Albani: “Mirë. Kjo është përgjigjja juaj?. A ka ndokush nga dëgjuesit që mendon diçka tjetër?”
Një ndëgjues: “Unë kam! Të enjten, ata do të veshin ihramet dhe do të protestojnë brenda në Haram [në Meke].”
Albani: “Kjo nuk është përgjigje.”
Ndëgjuesi: “Unë mendoj se duhet vepruar kështu si individ.”
Albani: “Kjo nuk është përgjigje. Pyetja është për bashkëpunim dhe luftë në krah me ata që mbështesin të vërtetën.”
Ndëgjuesi nr 2: “Pajtohem me doktorin. Unë dua vetë të shtojë disa gjëra. Para se lufta të fillonte irakianët u ekspozuan ndaj një embargo përmes bllokadës së ajrit dhe bllokadë detore. Një rezistencë është që kafiri e humbet betejën kundër popullsisë irakiane dhe kundër popullatës myslimane duke ndihmuar ne irakianët në mënyrë të mundshme. Dikush mund të kontrabandojë ushqim për ta, të ulë shpenzimet e tij dhe t’u jep lëmoshë atyre, të shkojë të luftojë me irakianët, të jepë asistencë në formën e parave dhe mjekësisë përmes kontrabandës për të lehtësuar embargon. Një tjetër gjë janë sulmet kundër interesave amerikane, pavarësisht nga vendndodhja. SHBA do të merrë një mësim, është e vërtetë se SHBA është një superfuqi, por ne si individë dhe grupe mund ti shkundim amerikanët kudo që janë ata.
Albani: “Si për shembull?”
Ndëgjuesi nr 2: “Një shembull është se grupimet myslimane të godasin brenda Shteteve të Bashkuara. E njëjta vlen edhe në Evropë. Ka zyra dhe misionarë në Afrikë. Kudo që të jenë SHBA; ja dhe interesat e tyre ato duhet të sulmohen. Ka pilotë të cilët janë të gatshëm për të bërë sulme vetëvrasëse me aeroplanët e tyre. Ka disa mënyra për të bërë rezistim.”
Albani: Ti ke lënë vendet islame dhe kërceve tek vendet kufare dhe tek banorët e tyre myslimanë. Pse e bënë këtë dhe nuk flet për vendet islamike dhe atë që ne mund të ndihmojë përveç bashkimit në fushën e betejës? Ti po flet për thyerjen e embargos. A ka ndonjë gjë tjetër për të bërë?”
Ndëgjuesi nr 2: “Unë thashë se pika e tretë është se disa prej nesh mund të sulmojnë interesat e SHBA; s.”
Albani: “Unë po e kuptoj këtë. A mundet pika e tretë të aplikohet në vendet islame?”
Ndëgjuesi nr 2: “Po. Edhe në vendet islamike dhe ato kufare.”
Albani: “Si? A mund ta bëjë unë këtu?”
Ndëgjuesi nr 2: “Në Jordani?”
Albani: “Po?”
Ndëgjuesi nr 2: “Është e mundur. Si në Jordani ashtu edhe kudo.”
Albani: “A pajtohet shteti me këtë? A do të kënë sukses këto operacione me qeveritë islame apo do ti luftojnë qeveritë islame ato para se ta bëjnë këtë vendet kufare? Unë shoh se si ne ende udhëheqemi nga emocionet e shfrenuara që me të vërtetë nuk janë të menduara mirë. Për shembull është një ambasadë amerikane këtu; a është e mundur që të sulmohet ajo? Nuk është e mundur. Është e qartë se është e mundur që të hedhet një bombë dhe të ikësh nga aty, por nuk mund të veprosh këso veprime. Sepse kjo nuk e zgjedh problemin.”