Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/763)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadithet gjithashtu theksojnë se si dhe ku do të zbresë Isai biri i Merjemes ﷺ. Ai do të zbresë në Levant, tek minarja lindore në Damask, para ezanit të namazit të sabahut. Kjo minare është ndërtuar në vitin 741 hixhri, në xhaminë e Benu Umejjeh.
Ajo është ndërtuar prej gurit të bardhë dhe të gdhendur dhe ka zëvendësuar minaren që u shkatërrua për shkak të një zjarri për të cilin thuhet se nasarat e shkaktuan. Ajo u financua kryesisht nga ata (Benu Umejjeh) dhe besimi që Mesia Isai biri i Merjemes ﷺ do të zbresë tek ajo u bë edhe më i fortë. Pastaj, siç konfirmohet nga Bukhari dhe Muslimi, ai ﷺ do ta vret derrin, do të thyej kryqin, do të anulon xhizjen dhe do të pranojë vetëm Islamin si fe.
Lajmërimi i profetit ﷺ për këtë është një formë miratimi, ligjësimi dhe leje për të në atë kohë. Sepse atëherë ata humbasin të gjitha justifikimet dhe dyshimet. Të gjithë nasarat do të pasojnë Isain -alejhis-selam- dhe do të konvertohen në Islam nëpërmjet tij ﷺ. Kjo është arsyeja pse Allahu -te ala- tha:
”Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.” Nisa, 4:159
Ky ajet është sikurse:
”E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të.” Zuhruf, 43:61
Do të thotë një shenjë se çasti është afër. Ai do të zbresë pas shfaqjes së el-Mesih ed-Dexhallit dhe Allahu do ti’a marrë jetën e Dexhallit nëpërmjet Isait ﷺ. Është transmetuar në mënyrë autentike se Allahu nuk krijon një sëmundje vetëm se Ai gjithashtu krijon kurimin e saj. Në kohën e Isait ﷺ, Allahu gjithashtu do të lejojë shfaqjen e Jexhuxhëve dhe Maxhuxhëve, pas së cilës Allahu -te ala- do t’i shkatërrojë ata si rezultat i lutjes së bekuar të Isait ﷺ.