Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Audio-kasetat e Sefer el-Haualit dhe të Selman el-Audes përmbajnë nxitje për kryengritje

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://muqbel.org/sounds.php?sound_id=30 

 Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ndoshta dikush dëgjon ndonjë audio-kasetë të Sefer el-Haualit, apo të Selman el-Audes apo të dikujt tjetër, në të cilat ka vetëm entuziazëm, nxitje dhe trrillime të llojeve të ndryshme.

Është e vërtetë që unë ndonjëherë flas për pushtetarët. Por unë nuk bëjë thirrje në revolta apo revolucione. Në fakt, unë dënoj ata që bëjnë thirrje për revolta e revolucione. Unë i kundërshtoj ata për këto gjëra.

Pse?

Sepse ne besojmë se popujt/njerëzit janë besimtarë e myslimanë, dhe se janë myslimanët e gjorë ata të cilët do të lëndohen nga ushtarët apo të tjerët. Ty mund të pëlqejnë fjalët e tyre. Por në ato fjalime, mund të ketë gjëra që ti fare nuk i kupton, e as nuk e din se si janë në të vërtetë.

 

Shpërndaje: