“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Autobusi nuk ndalet për namazin e sabahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (106), min 34.00-34.30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com      

Pyetje: Ndërsa isha ulur në autobus, në udhëtim, hyri koha e namazit të sabahut. Shoferi i autobusit nuk donte të ndalej për namazin e sabahut deri në stacionin tjetër të karburantit dhe kisha frikë se do të kalonte (mbaronte) koha e namazit. A më lejohet në një rast të tillë që të falem ulur në autobus?

Përgjigje: Po. Falu ulur. Falu sipas mundësisë, qoftë edhe me gjeste.

Shpërndaje: