Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Babai bën dua kundër djalit tij edhe pse i bindet atij!

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://z-salafi.com/v2/action?s_menu=23&

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Babai ka fëmijë që i binden dhe sillen mirë me të. Megjithatë, ai bën dua kundër tyre. A dëmtohen ata nga duaja e tij?”

Përgjigje: “Allahu e di më së miri.

Por them se, nëse djali i përmbush obligimet që i ka ndaj prindit, Allahu e di se ai sillet mirë ndaj babait të tij, e nëse babai prapëseprapë nuk është i kënaqur me atë, dhe në vend të kësaj ai bën dua kundër djalit të tij të mirë, shpresoj se duaja e tij nuk pranohet.”

Shpërndaje: