Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fatava Ibn Baz Volumi 20 fq. 414
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi që babai të detyron vajzën e tij të martohet me një burrë që ajo nuk e dëshiron?”
Pergjigje: “Kjo nuk është e lejuar sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Vejusha ka te drejtë më shumë për ta martuar vetveten se sa kujdestari i saj, kurse virgjëreshës duhet ti kërkohet leje, e leja e saj tregohet nga heshtja e saj.” Sahih Muslim nr: 1421
Nuk është e lejueshme për të atin që ta detyrojë atë të martohet me dikë që ajo nuk e dëshiron, edhe nëse ai është i devotshëm. Në vend të kësaj ai duhet ta këshillojë dhe ta udhëzojë atë në atë që ai mendon është e mirë për të. Eshtë parashkruar që ajo ti bindet babait të saj në mirësi e sidomos nëse ai që e kërkon është i devotshëm. Ajo duhet t’i bindet atij dhe të vlerësojmë trajtimin e tij të mirë dhe dhembshurinë e tij për të. Por në qoftë se ajo nuk dëshiron të martohet me këtë kërkues, ajo nuk është e detyruar t’i bindet babait të tij bazuar në hadithin e përmendur më lartë.”