Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (689)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A i lejohet babait që ta ndajë vajzën e tij nga burri i saj nëse ai dëshiron të martohet me një grua të dytë apo të tretë duke qenë se i dërguari -صلى الله عليه وسلم- u zemërua kur Aliu donte të martohej edhe me një grua tjetër? A mund të merren fjalët e profetit -صلى الله عليه وسلم- drejtuar Aliut si dëshmi në këtë rast?”
Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Kjo ngjarje nuk ka të bëjë asgjë me hadithin e Aliut. Babai i vajzës nuk është si i dërguari dhe vajza e tij nuk është si Fatimja.”
Pyetje: “A është kjo gjë e veçantë për të dërguarin e Allahut -صلى الله عليه وسلم-?”
Përgjigje: “Sigurisht se po. Babai nuk mund ta ndajë vajzën e tij nga burri i saj edhe në qoftë se ai nuk është i kënaqur me martesën e dytë të burrit të vajzës.”