“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, fq. 191
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në disa vende islame, është zakon që prindërit ta marrin mehrin e vajzës së tyre dhe jo vetë vajza. A është ky veprim i drejtë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme për babanë që të marrë nga mehri i vajzës së tij, me kusht që kjo të mos i shkaktojë asaj ndonjë dëm dhe që ajo të mos ketë nevojë për të. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
أنت و مالك لأبيك
“Ti dhe pasuria jote jeni të babait tuaj.”
Transmeton nga Ibn Maxheh.
Gjithashtu, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إن أطيب ما أكلتم من كسبكم وإن أولادكم من كسبكم
“Gjëja më e mirë që ju e hani është nga fitimi juaj (merita e punëve tuaja) dhe fëmijët tuaj janë prej fitimit/meritave tuaja.”
Transmetuar nga të pestit.”