Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Babai nuk dëshiron që djaloshi i tij t’i ketë pantallona në gjysmë të kërcirit!

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (325/7)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një djalosh dëshiron të praktikojë Sunnetin, por babai i tij refuzon një gjë të tillë, a mëkaton babai në këtë rast nëse ai është pengesë (që djali i tij nuk e praktikon Sunnetin)?”
Përgjigje: “Për çfarë Sunneti po bëhet fjalë?”

Pyetësi: “Të ketë rrobat deri në gjysmë të kërcit.”

Përgjigje: “Vetëm kur është në shtëpi apo edhe në xhami?”

Pyetësi: “Ai përgjithësisht refuzon që djali i tij t’i ketë rrobat në gjysmë të kërcit. Në këtë rast, a ta praktikojë ai Sunnetin, apo t’i bindet babait të tij?”

Përgjigje: “Unë e kuptova pyetjen, por dua një sqarim. Unë kuptova që babai nuk dëshiron që djali i tij t’i ketë rrobat deri në gjysmë të kërcirit, por deri ku pajtohet që t’i ketë ato?”

Pyetësi: “Deri pak mbi nyje të këmbës (zogu i këmbës)!”

Përgjigje: “Mirë pra, në qoftë se i zgjatë rrobat deri pakë mbi nyje të këmbës, a je i pabindur ndaj të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem)?”

Pyetësi: “Jo.”

Përgjigje: “A je i pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij nëse ti nuk bënë atë që thotë babai yt?”

Pyetësi: “Po.”

Përgjigje: “Nëse nuk mund ta bindësh atë në mënyrën më të mirë në lidhje me këtë Sunnet, atëherë bindu ndaj tij.”

Shpërndaje: