Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (25)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka ardhur një i ri fetar për të kërkuar për martesë një vajzë të re. Babai i saj refuzon t’ia japë vajzën dhe u betua në Allahun se do të heq dorë prej saj deri në Ditën e Gjykimit nëse ajo martohet me një njeri fetar. Shumë njerëz jo-fetarë i kanë propozuar martesë kësaj vajze. A mëkaton kjo në qoftë se ajo martohet me një burrë jo-fetar? A e kundërshton hadithin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem nëse ajo nuk martohet me një burrë me fenë dhe karakterin e të cilit ajo është e kënaqur?
Përgjigje: Babait nuk i lejohet të betohen në këtë mënyrë. Ky është një betim i cili është mëkat. Nëse ajo mund të martohet përmes një gjykate Sheriatike, ajo nuk mëkatonë nëse martohet me një burrë fetar. Një grua në situatë të tillë duhet ta dërgojë çështjen në një gjykatë Sheriatike. Kur babai i saj nuk pranon ta jape atë, atëherë asaj i lejohet që ta dërgojë çështjen në një gjykatë Sheriatike. Nsërsa gjykatës i lejohet t’ia japë vajzën atij burri. Kur gjykatësi sigurohet se babai refuzon t’ia jepë vajzën atij pa një arsye Sheriatike, atëherë atij i lejohet t’ia japë vajzën për atij njeriu të drejtë dhe fetarë. Ajo nuk mëkaton në këtë rast. Është babai që mëkaton.