Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4784.shtml
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar veshja e rrobave në të cilat ka disa fotografi të kafshëve, siç janë peshqit apo ndonjë shpend?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar të vishet asnjë rrobë e cila përmban fotografi gjallesash, pa marrë parasysh nëse ajo fotografi gjendet në pantallona, bluzë, kapelë, çorape, rroba të brendshme etj, pasi që ka ardhur ndalesë për këtë në hadithin autentik nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë se melaiket nuk futen në atë shtëpi në të cilën gjenden fotografi. Gjithashtu, edhe femra nuk guxon të bartë ndonjë bizhuteri e cila ka formën e ndonjë kafsheje qoftë shpend, gjarpër apo ndonjë tjetër gjë. Dhe e gjithë kjo kthehet tek hadithi të cilin e theksuam kalimthi më herët.”