Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bartja e qerpikëve të ngjitur

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gratë të bartin qerpikë të ngjitur në praninë e bashkëshortëve të tyre?

Përgjigje: Qerpikët e ngjitur nuk lejohet të barten. Kjo është ndryshim në krijimin e Allahut. Gruaja duhet të mbetet ashtu si e ka krijuar Allahu, të ketë qerpikët dhe vetullat e saj.

Ajo nuk duhet të ndryshojë krijimin e Allahut dhe të shtiret me ndonjë gjë që nuk i përket trupit të saj. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo do të ketë ndonjë deformim, e sëmundje apo ka nevojë për ndonjë trajtim mjekësorë.

Në këtë rast mund t’i trajtojë ato. Por në qoftë se ajo gjë është e shëndetshme, atëherë i mjafton bukuria që Allahu ia ka krijuar si qerpikët, vetullat etj.

Shpërndaje: