“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkangjitet në namazin e eklipsit diellor pas rukusë së parë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (81 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Iu bashkangjita namazit të eklipsit diellor në rekatin e parë pas rukusë së parë. A llogaritet ky rekat?

Përgjigje: Namazi i eklipsit diellor përbëhet nga dy rekate, çdo rekat ka dy ruku. Ai që e zë rukunë e parë, konsiderohet se e ka zënë një rekat të plotë. Atij që i humbet një ruku, konsiderohet të ketë humbur një rekat të plotë. Nëse personi i bashkangjitet imamit pasi ai është ngritur nga rukuja e parë, atëherë ai konsiderohet të ketë humbur rekatin. Në këtë rast, ai duhet të kompensojë këtë rekat pasi që imami të ketë mbaruar namazin. Ai e bën këtë duke e falur një rekat me dy ruku e dy sexhde.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram