Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkëshortët nuk janë të mirë pa marrëdhënie intime

Imam Muhammed bin Ismail es-Sanani 

Burimi: Bedhlul-Meuxhud fi Hukmil-A’mar ue Imr’atil-Mefkud, faqe. 275-276
Përktheu: Valdet Gahsi

www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ e konsideroj marrëdhënien seksuale si e drejtë e gruas, kur ai i tha burrit që falej gjatë netëve dhe agjëronte gjatë ditëve:

و إن لأهلك عليك حقا

“… me të vërtetë familja jote ka të drejta mbi ty.” [1]

Qëllimi me caktimin e marrëdhënieve intime është që burri të shuaj epshin e gruas së tij dhe që gruaja të shuaj epshin e burrit të saj me anë të marrëdhënieve intime. Prandaj, dijetarët Islam, thonë se, nëse burri vendos si kusht se ai nuk do të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, ky kusht anulohet dhe bëhet i pavlefshëm për arsye se kjo kundërshton kërkesën bazike të martesës. Kjo dëshmon se, një nga kërkesat e martesës është që burri të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij. Sikurse që i përket kërkesave themelore të martesës që burri të shuaj epshin e tij me gruan e tij, ai gjithashtu duhet që të shuaj epshin e gruas së tij. Por, pasi që kjo është një natyrshmëri e padiskutueshme në të cilën Allahu e ka krijuar burrin dhe gruan, atëherë Ai nuk e ka theksuar këtë në formë të veçantë.

Burri nuk konsiderohet se e ka trajtuar gruan e tij mirë, përderisa ai nuk ka marrëdhënie intime me të. Kjo është diçka që askush nuk e mohon. Nëse ai e furnizon gruan e tij me ushqimin, veshmbathje, sillet mirë ndaj saj dhe i jep asaj çdo gjë tjetër, ai nuk konsiderohet të jetë burrë i mirë përderisa ai nuk ka marrëdhënie intime me të! Këtë e mohon vetëm një person arrogant apo një person që nuk e di se çka janë gratë.


[1] Bukhari ( 1975) dhe Muslimi (1159 ).

Shpërndaje: