Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 117-118
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: Burri im është shumë xheloz në mua. Ndonjëherë shkon aq larg, sa që dyshon në mua edhe pse unë jam një grua e dëlirë. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Parimisht, gruaja myslimane është e ndershme dhe e dëlirë. Nuk është e lejueshme për burrin që të dyshojë në gruan e tij vetëm pse atij i vinë mendime djallëzore, ose sepse dëgjon thashethemet e ndonjë njeriu të pavlerë, apo për shkak të qëllimeve të këqija.
Allahu (te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن جَاءكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَن تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ
”O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (se është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa qëllim, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” 49:6
Gruaja myslimane, e cila është e martuar me një bashkëshort me këtë “sëmundje mendore”, duhet të bëjë durim, duke pas parasysh se ajo e di se është e sinqertë, e pastër dhe e dëlirë. Morali i saj nuk dëmtohet aspak nga mendimet e tilla.
Hapat e tillë mund të jenë rezultat i një sëmundjeje mendore, por me lejen e Allahut ato mendime do të largohen.