Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi dhe ndarja për hir të Allahut

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kapuni për këtë metodologji madhështore me dituri, me vepra, me zbatim të saj, me pasim dhe me thirrje të njerëzve në fenë e Allahut Tebarake ue Te’ala. Dhe prej metodologjisë së Selefëve është “bashkimi dhe largimi për hir të Allahut Tebarake ue Te’ala”.

Bashkohu me besimtarët e sinqertët e të vërtetët, ata të cilët janë të kapur fortë në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij. Gjithashtu, duaji e mbroji ata dhe nderin e tyre, ruaji nga të këqijat dhe poshtërsitë e jobesimtarëve dhe të devijuarve, sepse të gjithë ata e kanë në shënjestër metodologjinë Selefite dhe pasuesit e saj.

Të gjithë këta që i përmendëm, jobesimtarët, çifutët, të krishterët, etj…, apo bidatçitë, siç janë: Rafidat-Shiitët, Mu’tezilitë, Sufistët e grupet e tjera, të gjithë ata janë duke bërë luftë kundër kësaj metodologjie dhe njerëzve të saj.

Prandaj, u porosis që ta zbatoni metodologjinë e “bashkimit dhe ndarjes”. Bashkohuni me ata të cilët janë të kapur për Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij dhe të largoheni nga ata të cilët e kundërshtojnë dhe e luftojnë këtë metodologji.

Shpërndaje: