Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bazohen në lavdërimet e mëhershme që u janë bërë Seferit dhe Selmanit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Ixhabat el-Xhalijjeh an-il-Kadhaja el-Menhexhijjeh, fq. 72-75

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja 8: ”Është një pyetje që po qarkullon në mesin e të rinjve tek ne në Algjeri. Kjo ka të bëjë veçanërisht me Sefer el-Haualin dhe Selman el-Auden. Këta të rinj janë ende të ndikuar nga mendimet e Kutbive dhe besojnë se duhet të bazohemi në periudhën e parë kur Shejkh Albani dhe Shejkh Ibn Bazi i lavdëruan Seferin dhe Selmanin. Në qoftë se u thuhet atyre se dijetarët tanë kanë paralajmëruar kundër tyre dhe se ata kanë shkaktuar trazira në shumë vende, ata justifikohen se nuk ka asnjë deklaratë të qartë në lidhje me këtë. Ne shpresojmë që ju mund t’i këshilloni ata. Ata duan që të pyes ty në lidhje me këta dy burra në mënyrë që ata mund ta dëgjojnë përgjigjen.”

Përgjigje: ”Ai që bazohet në lavdatat e njerëzve që ata ua kanë bërë atyre, ai e bën këtë për shkak të dijes së cekët. Rezultati është se ai vetëm citon atë që njerëzit thonë. Ne kemi një metodologji që dallon pasuesit e së vërtetës nga pasuesit e së kotës. Nëse Ahmed bin Hanbeli e ka lavdëruar një individ të caktuar, dhe bëhet e qartë nga fjalët, veprat, shkrimet dhe kaseta e tij se ai nuk e meriton të lavdërohet, a na lejohet atëherë që të bazohemi në lavdërimin e një imami sikurse Ibn Bazi, Albani dhe Ahmed bin Hanbel? Jo. Kritika merret në konsideratë para lavdërimit. Kritikës së spjeguar i ipet përparësi para lavdërimit jo të spjeguar. Këto parime duhet të zbatohen, kur është fjala për kritikë dhe lavdërim. Për shembull, Albani lavdëroi një grup njerëzish për një kohë. Kur ai e kuptoi se ata nuk e meritojnë të lavdërohen, ai tha se ata janë Hauarixhë1.

Një shembull tjetër është se Ibn Bazi lavdëroi një grup njerëzish për një kohë. Kur e kuptoi gabimin e tyre, ai tha se ata thërrasin në të kotën2. Pastaj vien pasuesit e së kotës dhe e përhapin lavdërimin e tij dhe fshehin kritikën e tij.

Po të themi se Ibn Bazi dhe Albani qëndruan në lavdërimet ndaj tyre deri sa ata vdiqën, atëherë a duhet njerëzit të bazohen ne këto lavdërime, dhe të injorojnë gabimet që janë bërë nga njerëzit të cilët janë lavdëruar nga Albani dhe Ibn Bazi? Gabimet janë të qarta. Kritika është e qartë. A është e lejueshme për muslimanin që ti përmbahet lavdërimit kur kritika ndaj të lavdëruarit është bërë e qartë? Këta njerëz u përmbahen liderëve të Pasuesve të Bidateve prej tyre Sejjid Kutbit. Ata duan dhe urrejnë për hir të tij dhe atyre si ai. Ata nxisin masën e gjerë që ti luftojnë ata që i kritikojnë dhe sqarojnë devijimet e tyre. Kjo është një kritikë që vret. Ata kanë themeluar metodologji dhe kanë shkruar libra për të lavdëruar këta njerëz. Kjo është një kritikë shumë e rrezikshme.

Nëse Ehl-us-Sunneti janë të zgjuar, ata e dinë se këtij lloji të njerëzve nuk i bën dobi asgjë lavdërimi i dijetarëve përderisa ata kanë mjegulluar veten me pozicionet e tyre, ideologjitë dhe metodologjitë me të cilën ata luftojnë kundër Ehl-us-Sunnetit. Ata i fyen, themelojnë  metodologji dhe nxisin të rinjtë kundër atyre që kritikojnë liderët e devijimit sikurse Sejjid Kutubi. Ai ishte një umet i tërë në devijim. Disa njerëz përbëjnë një umet të tërë në udhëzim. Të tjerët përbëjnë një umet të tërë në devijim. Sejjid Kutubi ishte një prej tyre. Ai ishte një umet në devijim. Ai ka grumbulluar të gjitha llojet e bidateve nga Mutezilitë, Hauarixhët, Rafidat, Sufitë ekstrem që janë panenteist, socialistët dhe devijime të tjera që karakterizojnë librat e tij. Këto libra kanë devijuar të rinjtë e umetit. Si të përfitoj një person nga një lavdërim në qoftë se ai e mbron një njeri të tillë, ose do dhe urren për hirë të tij dhe shpikë metodologji për mbrojtjen e të gjitha këtyre devijimeve? Ku janë vlerat islame? Ku është kriteri islam?

Vëllezër! Mësoni! Përmbajuni të kuptuarit të Selefëve dhe metodologjisë së tyre në lidhje me kritikën dhe lavdërimin! Edhe pse Jahja bin Ma’in i përkiste kritikuesve më të ashpër, ne ndonjëherë e shohim se ai ishte i butë dhe dijetarë të tjerë e kundërshtuan atë. Disa ishin më të lartë se ai, të tjerët ishin më të ulët. Sa të shumtë janë ata të cilët ai i kritikoi, ndërsa të tjerët i lavdëruan! Sa ka që ai i ka lavdëruar ndërsa të tjerët kanë kritikuar! Ahmed bin Hanbeli kritikoi dhe lavdëroi, ndërsa të tjerët mendonin ndryshe. Pse? Sepse ata kishin një metodologji. Një metodologji nuk përbëhet nga një person. Është personi ai i cili është i detyruar për të ndjekur këtë metodologji. Nëse ai gabon dhe e kundërshton këtë metodologji, ai duhet të kontrollojë fjalët e tij në përputhje me këtë metodologji.

Kjo është ajo që mund të thuhet në përgjigje të kësaj pyetjeje. Ata duhet të mësojnë dije të saktë dhe metodologjinë e Selefëve në lidhje me kritikën dhe lavdërimin dhe ta dinë se kur një person përfitonë nga lavdërimet dhe kur jo.

_____________________________

1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/imam-albani-ne-lidhje-me-librin-e-haualit-dhahirat-ul-irxha-dhe-sururit/

2 Imam Ibn Bazi ka thënë:

“Ne nuk dyshojmë në dijetarët tanë të famshëm në Medine. Ata kanë një besim të mirë, dhe ata janë nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Prej tyre janë Shejkh Muhammed Aman bin Ali, Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali, Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi, Shejkh Falih bin Nafi dhe Shejkh Muhammed bin Hadi el-Medkhali. Të gjithë janë të njohur tek ne me qëndrim të saktë, dituri dhe besim të mirë. Ndërsa, misionarët e së kotës ndjekin në ujë të turbëllt. Ata janë që hutojnë njerëzit dhe flasin për këto çështje. Ata thonë se qëllimi është ky dhe ai. Kjo nuk është e mirë. Është e detyrueshme për të interpretuar fjalimin në mënyrën më të mirë të mundshme. “(Tauhdhih-ul-Bejan, 3/8-1412, Xhudah)

Shpërndaje: