Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bë vepra të mira në kohën që të ka mbetur!

Shejkh Muhammed er-Raslan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Fudajl bin ‘Ijadin e takon një njeri dhe e pyet: Sa vjeçar je?

Ai përgjigjet: Gjashtëdhjetë.

Ai ja kthen: Për gjashtëdhjetë vjet, ti ecën në drejtim të Zotit tënd; duket se gati do përfundoj ky udhëtim!

Ndërsa ai i përgjigjet: 

”Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!” 2:156

Fudajli prapë e pyet: A e din tefsirin e këtij ajeti?! –duke pasur për qëllim ajetin

”Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!” 2:156.

Fudajli vazhdon e pyet: Kush e din se Allahu i Lartësuar është Zoti dhe ai është rob i Tij, se tek Ai do të kthehet, e do të ringjallet; – e kur do të ringjallet, do të pyetet për veprat e tij. E kur ta dijë se do të pyetet, le të përgatitet që të jap përgjigje të duhura.

Ai i thotë: Çfarë është rrugëdalja? – d.m.th. ma vështirësove çështjen për së tepërmi. Po më thua së unë jam në udhëtim e sipër për gjashtëdhjetë vjet e që ky udhëtim është gati të përfundoj… se ka Zot, do të kthehem tek Ai, do të dal përpara Atij dhe do të pyetem për veprat e mia dhe çfarë përgjigje do të japë për pyetjet që do të më bëhen?!-

Fudajli ja kthen: E lehtë!

Ai i thotë: Cila është ajo?

Fudajli përgjigjet: “Bëj vepra të mira në kohën që të ka mbetur, do të falen mëkatet e mëhershme; sepse nëse bën vepra të këqija në kohën që të ka mbetur do të përgjigjesh për të kaluarën dhe për atë që do të veprosh në të ardhmen.”

Shpërndaje: