Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Belaja që e ka goditur botën Islame sot

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Belaja që e ka goditur botën Islame sot është bela më e rrezikshme sesa, dhe disa prej jush mund të kundërshtojnë atë që do të them:

“Belaja që e ka goditur botën Islame sot është bela më e rrezikshme sesa pushtimi i Palestinës nga jehudët.”

Belaja që e ka goditur botën Islame sot është se muslimanët kanë devijuar nga rruga e drejtë për shkak se nuk e kanë njohur Islamin me të cilin arrihet lumturia e kësaj bote dhe e ahiretit.

Dhe sikurse të jetonin muslimanët në disa rrethana të vështira, të shtypur nga kufarët dhe politeistët. I vranë dhe i kryqëzuan dhe pastaj vdiqën, nuk ka dyshim se ata vdiqën dëshmorë edhe nëse jetuan në këtë botë të poshtëruar dhe të shtypur.

Sa i përket atij që kishte jetë të mirë dhe ishte i lumtur në këtë botë ndërsa ishte larg të kuptuarit të Islamit sikurse ka dëshiruar Allahu -azze ue xhel- dhe i dërguari i tij, ai do të vdes i mjerë edhe pse duket se ai jetoi një jetë të lavdishme në këtë botë.

Shpërndaje: