“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bëri haxhin duke qenë xhunub

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (4 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person u bë xhunub në Arafah. Megjithatë, ai e vazhdoi haxhin e tij derisa u kthye në shtëpi. Çka është i obliguar ai?

Përgjigje: Ai ka bërë një mëkat të madh sepse ai është falë gjatë gjithë këtyre ditëve në një gjendje të papastër.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Allahu nuk e pranon namazin pa abdes/gusël.”

Sa i përket namazit, ai është i obliguar që t’i përsëris të gjitha namazet që i ka falë para se të lahej.

Sa i përket haxhit, ai është i obliguar të përsëris tauaf-ul-ifadhah sepse ai e kreu atë duke qenë xhunub. Tavafi është i pavlefshëm nëse kryhet duke qenë xhunub sepse është e paligjshme të qëndrosh në xhami në një gjendje të tillë.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Mos iu afroni namazit duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni.” 4:43

Nëse ai është i martuar, ai duhet të shmangë marrëdhëniet intime me gruan e tij derisa të kthehet në Mekë dhe të kryejë tauaf-ul-ifadhah. Në këtë rast, ai duhet të hyjë në ihram për umre nga mikati, të bëjë tavaf dhe sa’i, dhe të shkurtojë flokët, dhe në fund të kryejë tauaf-ul-ifadhah.

Përveç kësaj, ai duhet të pendohet tek Allahu, të kuptojë se ai i ka lënë pas dore detyrat ndaj Allahut dhe të vendos që kurrë të mos e përsërisë këtë.

Shpërndaje: