Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bëri marrëdhënie duke menduar se ende ishte natë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mexhmu-ul-Fetaua (116/145)
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri kishte marrëdhënie me gruan e tij pas agimit ndërsa ai mendoi se ishte ende natë. Pastaj ai vuri re se ishte gdhirë. Çka është i detyruar të veproj tani?

Përgjigje: Ka tre mendime në lidhje me këtë:

1 – Ai duhet ta kompensojë këtë ditë dhe të bëj shpagimin. Ky është mendimi i njohur i medhhebit të imam Ahmedit.

2 – Ai është i obliguar vetëm që ta kompensojë këtë ditë. Ky është mendimi i dytë i medhëhebit të imam Ahmedit dhe gjithashtu mendimi i Ebu Hanifes, Shafiut dhe mendimi i Malikut.

3 – Ai nuk është i detyruar të veprojë as njërën e as tjetrën. Këtë mendim e kanë shumë prej selefëve. Disa prej tyre ishin Said bin Xhubejri, Muxhahidi, Hasan el-Basriu, Daud edh-Dhahiri dhe pasuesit e tij Dhahirit etj.. Ata thonë: “Ai që ha dhe beson se ende nuk është gdhirë dhe pastaj i bëhet me dije e kundërta, ai nuk e ka prishur agjërimin.

Ky është mendimi më i saktë.

Shpërndaje: