Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fetaua (25/215-217)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ndërsa një burrë ishte duke bërë paralojë me gruan e tij, ai dëgjoi ezanin duke u thirrur. Mirëpo ai nuk e di nëse po thërritet ezani për syfyr apo për namaz. Burri dyshon fort se po thërritet ezani për syfyr dhe prandaj bën marrëdhënie intime me gruan. Papritur agoi. Çfarë duhet të bëjë tani?
Përgjigje: Dijetarët kanë tre mendime për këtë:
1 – Ai duhet ta kompensojë këtë ditë dhe të bëjë kefara. Ky është një nga dy mendimet e imam Ahmedit.
2 – Ai vetëm duhet të kompensojë këtë ditë. Ky është mendimi i tij i dytë. Të njëjtin mendim e kanë edhe Shafei, Ebu Hanife dhe të tjerët.
3 – Ai nuk ka nevojë që ta kompensojë këtë ditë dhe as të bëjë kefara. Kjo është thënia e profetit ﷺ. Ky mendim duket të jetë i mendimi i saktë sepse Allahu e fal gabimin dhe harresën. Përveç kësaj Allahu -subhanehu ue te ala- e lejon ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime derisa të jetë konfirmuar agimi. Kush dyshon në se a ka aguar apo jo, i lejohet të hajë, të pijë dhe të kryejë marrëdhënie intime sipas konsensusit. Përderisa dyshon nuk duhet të kompensojë.