Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bëri marrëdhënie me gruan e tij duke qenë agjërueshëm

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja (10/319)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person ishte duke agjëruar një ditë që ai e kishte humbur nga Ramazani në muajin e Sheualit në vitin 1410 h, kur gruaja e tij e cila nuk ishte duke agjëruar, u zbukurua për të dhe ai nuk mundi t’i përballojë epsheve të tij dhe bëri marrëdhënie me të. Çka duhet të bëjë ai tani?

Përgjigje: Ai i cili bën marrëdhënie seksuale duke qenë agjërueshëm në një kohë jashtë Ramazanit, e ka të obliguar ta kompensojë me një ditë agjërim. Mirëpo nuk duhet të bëjë shpagim për këtë pasi kjo ndodhi jashtë Ramazanit. Ai gjithashtu duhet të pendohet për atë që bëri. Gruaja e tij, po ashtu duhet të pendohet sepse ishte ajo arsyeja që ai e prishi agjërimin.

Shpërndaje: