Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja davet duke agjëruar me xhemat në disa ditë të caktuara

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam
 www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 37: Ka të rinj që duan të thërrasin në fenë e Allahut dhe t’i edukojnë të rinjtë sipas Islamit. Ata përdorin programe duke përfshirë edhe agjërimin me xhemat në disa ditë të caktuara. Cili është vendimi mbi veprimin e tyre1?

Përgjigje: ”Daveti duhet të jetë sipas Sunnetit të të dërguarit të Allahut . Nuk është transmetuar se profeti u ka thënë shokëve të tij (radijAllahu anhum):

“Le të agjërojmë me xhemat një ditë agjërimi nafile.” 

E vetmja gjë që është raportuar është se Seleme bin al-Akua (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar një burrë për të njoftuar në mesin e njerëzve; lidhur me ditën e ashurës:

“Ai që është agjërueshëm duhet të plotësojë agjërimin e tij. Ai që ka ngrënë nuk duhet të ha më, dhe në vend të kësaj duhet të plotësojë agjërimin e tij.”

Në një transmetim tjetër Er-Rubejj bint Mu’auuidh bin Afra tregoi:

“Në mëngjesin e ditës të ashurës i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dërgoi një lajmëtar tek fshatrat e Ensarëve jashtë Medinës, duke thënë: “Ai që filloi mëngjesin me stomak bosh duhet të plotësojë agjërimin e tij. Ai që filloi mëngjesin me stomak bosh duhet të agjërojë pjesën tjetër të ditës.” 3

Në fillim të Islamit, para se të bëhej agjërimi i Ramazanit obligim, ishte i detyrueshëm agjërimi i ditës së ashurës. Ai që dëshiron t’ua mësojë të rinjve Islamin, nuk duhet të nxis askënd të agjërojë agjërim kolektiv. Kjo është bidat në qoftë se qëllimi është që të adhurohet Allahu me të. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që bën një vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë i refuzohet.” 4

Në vend të kësaj thirrësi duhet t’ua shpjegojë vlerën e agjërimit nxënësve të tij dhe tu tregojë atyre se sa e madhe është vlera e të agjëruarit të

hënave dhe të enjteve, ditët e bardha ose tri ditë në muaj. Ai nuk duhet të obligojë dikë që të agjërojë një ditë të veçantë. Ai duhet ti lerë njerëzit të bëjnë çka të duan vetë. Nëse ai ia obligon atyre agjërimin, ai e bën të rekomanduarën obligim. Ky është një ligjësim që nuk ka leje nga Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem). Dispozitat duhet të mbeten ashtu siç janë dhe siç ishin kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) vdiq. Thirrësi duhet vetëm të sqarojë dhe të përmend hadithet që nxisin në vepra të mira pa e ngarkuar dikë me to. Sikurse ne jemi të detyruar të veprojmë në përputhje me profetin dhe mënyrën e tij në të gjitha dispozitat, ne jemi të detyruar edhe për ta ndjekur atë , kur ne thërrasim tek feja e Allahut (tabarak ue te ala).


1 Nga ”Fet´h-ur-Rab el-Uadud” (1/252). 21 Ahmedi (16508).

2 Ahmedi (16508).  

3 Muslimi (1919).

4 Bukhari (2697) dhe Muslimi (1718).

Shpërndaje: