Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e analizave të gjakut dhe dhënia gjak për të sëmurin gjatë agjërimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3107, pyetja nr. 9 dhe 10.

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me bërjen e analizave të gjakut gjatë ditës në Ramazan? Gjithashtu, cili është gjykimi në lidhje me dhënien e gjakut për të sëmurin ku zakonisht jepen 200 ml?

Përgjigje: Bërja e analizave të gjakut nuk e prish agjërimin. Ndërsa kur jemi tek dhënia gjak për atë që ka nevojë, në rast se dëmtohet agjëruesi nga kjo gjë (që t’ia prish agjërimin), atëherë kjo nuk lejohet, përndryshe nuk ka asgjë të keqe edhe në rast se dhënia gjak e dobëson pak gjatë agjërimit nuk ka gjë të keqe përveç nëse kjo e shtynë atë që ta prish agjërimin!

Shpërndaje: