Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e flokëve kaçurrela

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: el-Muntaka (3/433)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të bërë flokët kaçurrela?

Përgjigje: Është e lejuar për femrat për të bërë flokët kaçurrela nëse me këtë nuk i ngjason ndonjë stili të grave jobesimtare dhe që ajo të mos i shfaqet burrave të huaj.

Flokët duhet t’i rregullojë ose ajo vetë ose ndonjë femër e afërt pavarësisht nëse procesi zgjatë shumë apo pakë dhe pavarësisht nëse duhet të vë diçka në flokë apo jo.

Ajo nuk duhet ta bëjë këtë në ndonjë sallon bukurie, sepse ajo ekspozohet ndaj sprovave të paparashikueshme dhe ballafaqohet me ndalesa kur ajo del nga shtëpia e saj (për ta bërë një gjë të tillë). Përveç kësaj, personeli në këto sallone të bukurisë janë ose femra jo-fetare ose meshkuj, që është e ndaluar për t’ua treguar flokët.

Shpërndaje: