“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e haxhit për dikë tjetër

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhuhdah (24)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Bërja e haxhit për personin e vdekur nuk duhet të kuptohet pa kufizim. Parimi është sikurse thotë Allahu -te ala-:

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar.” 53:39

Është transmetuar në el-Muuata të imam Malikut se Abdullah bin Umeri -radijAllahu anhuma- ka thënë:

”Askush nuk duhet të agjërojë për dikë tjetër dhe askush nuk duhet të bëjë haxhin për dikë tjetër.”

Përgjatë kësaj, ne duhet të vazhdojmë të aplikojmë këtë parim përveç ndonjë përjashtimi. Me aq sa di unë, nuk ka asnjë përjashtim autentikë përveç asaj që bie nën këtë parim, domethënë:

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar.”

Egzistojnë disa hadithe rreth haxhit të djalit për të atin ose të ëmën. Është e mjaftueshme që ju ta dini hadithin në lidhje me gruan nga Khath’am e cila shkoi tek profeti ﷺ gjatë haxhit lamtumirës dhe tha:

”Babai im është plak dhe nuk mund të qëndrojë ulur mbi shtazën e tij. A ta bëjë haxhin për të?” Ai i tha: ”Bëjë haxhin për të.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

”A do ta kishe paguar borxhin e babait tënd në qoftë se ai do të kishte borxh? Borxhi i Allahut ka më shumë të drejtë të paguhet.”

Unë nuk kam parë ndonjë hadith autentik dhe të qartë që lejon për të bërë haxhin për dikë jashtë farefisit.

Shpërndaje: