Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (57)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2028-03-1438H.mp300_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur një person vdes, të afërmit dhe miqtë e tij përgatisin ushqim dhe e bëjnë gosti. A është kjo e ligjësuar?
Përgjigje: Kjo është bidat. Kjo nuk është e lejuar. Përndryshe bën për ti gostitur familjen e të vdekurit për darkë dhe drekë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me rënien shehid të Xhaferit (radijAllahu anhu):
“Përgatisni ushqim familjes të Xhaferit! Ata janë goditur nga diçka që bënë i bënë të zënë.”1
Ushqimi duhet tu përgatitet atyre, ata nuk duhet t’u përgatisin ushqim të tjerëve. Një sahabi tha se ata e konsideronin mbledhjen dhe përgatitjen e ushqimit tek familja e të vdekurit të jetë një formë e vajtimit.
1 Ahmedi (6/266), Ebu Davudi (3132) dhe Tirmidhi (998) i cili tha se hadithi është i mirë dhe autentik.