“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja rukje me pagesë (2)

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (64)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet t’i jepet pagesë atij që bën rukje duke lexuar mbi një enë?

Përgjigje: Po, lejohet marrja e pagesës për rukje. Sahabët që i bënë rukje një njeriu të pickuar nga një kafshë helmuese, kushtëzuan si shpërblim një tufë delesh. Ata i bënë rukje dhe ai u shërua e iu largua dhimbja.

Pastaj shkuan tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan për atë që kishte ndodhur.

Atëherë ai tha:

“Ajo për të cilën keni më së shumti të drejtë të merrni pagesë është libri i Allahut.”

Kështu i dërguari i Allahut ﷺ e miratoi veprimin e tyre.

 

Shpërndaje: