Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh ad-Durr en-Nadhid (14)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar. Allahu të dhëntë sukses. Pyetësi thotë:
Cili është gjykimi për të lexuar Kuranin mbi ujin e zemzemit apo mbi vajin e ullirit? A ka bazë për këtë veprim?
Përgjigje: Zemzemi është uji i bekuar. Nëse rukjes i bashkohet uji i bekuar shpresohet shërimi me lejen e Allahut.
Dhe vaji i ullirit është gjithashtu i mirë. Ai në vetvete është i mirë. Dhe nëse i shtohet rukjes kjo e shton bekimin me lejen e Allahun azze ue xhel.
Allahu xhela ue ala ka thënë në lidhje me ullirin:
“Një dru i bekuar.”
Ulliri është i bekuar.
“Një dru i bekuar, një dru ulliri.” 24:35