“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja sexhden e leximit në namazit e sabahut në ditën e xhuma

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/20825/%C2%A0%D9%82%D8%B1%D8%A7%D8%A1%D8%A9-%D8%B3%D9%88%D8%B1%D8%AA%D9%8A-%D8%A7%D9%84%D8%B3%D8%AC%D8%AF%D8%A9-%D9%88%D8%A7%D9%84%D8%A7%D9%86%D8%B3%D8%A7%D9%86-%D9%81%D9%8A-%D9%81%D8%AC%D8%B1-%D9%8A%D9%88%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%AC%D9%85%D8%B9%D8%A9

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është vërtetuar nga profeti ﷺ që ai recitonte gjatë namazit të sabahut (në ditën e xhuma) suren Sexhde dhe suren Insan, dhe a është e vërtetë që ai bëri sexhden e leximit në këtë namaz?

Përgjigja: Ajo që është e njohur tek dijetarët është se profeti (alejhi salatu ue selam) bënte sexhden e leximit gjatë namazit të sabahut në ditën e xhuma, dhe unë nuk di që të ketë mospajtim midis dijetarëve lidhur me këtë.

Shpërndaje: