“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tavaf gjatë hutbes së xhumasë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/366)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

78 – Kapitulli i futjes së devesë në xhami.

Ibn Abbasi ka thënë:

“Profeti ﷺ bëri tavafin mbi deve.”

464 – Abdullah bin Jusuf na tregoi: Maliku na informoi, nga Muhammed bin Abdirr-Rrahman bin Naufel, nga Urueh nga Zejneh bint Ebi Selemeh, nga Umm Selemeh e cila tha:

“Unë shpreha keqardhje tek profeti ﷺ për shëndetit tim pas së cilës ai më tha: “Bëje tavafin pas njerëzve.” Unë e bëra tavafin ndërsa i dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabes dhe lexonte suren et-Tur.”

Hadithi dëshmon se tavafi është i lejuar gjatë predikimit të së premtes me kusht që ta dëgjon atë. Tavafi ndalohet gjatë predikimit të së premtes në qoftë se nuk e dëgjon atë.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Nëse i thua: ”Shokut tënd hesht ndërsa imami mban hutben, ti ke folur një fjalë1 të pavlerë.”1,2


1 Imam Neueuiu -rahimehullah- ka thënë:
”Kjo është një fjalë e kotë, e keqe dhe e refuzuar.” (Sherh Sahih Muslim (6/121))
2 Bukhari (2/16), Muslimi (2/583) dhe të tjerët.

Shpërndaje: