“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tavaf për personin e sëmuar

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Masa’il el-Imam Ibn Baz, pyetur Abdullah bin Mani el-Utejbi (1/134)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që dikush të bëjë tavaf për dikë tjetër i cili nuk është i aftë për të bërë tavaf?

Përgjigje: Nuk na ka arritur asgjë lidhur me këtë (d.m.th. hadithe ose transmetime nga sahabët). Tavafi është gjithashtu një lloj lutje dhe asnjë personi nuk i lejohet të falet për dikë tjetër. Në vend të kësaj personi që nuk është në gjendje të bëjë tavaf duhet të bartet (rreth Qabes që ta bëjë tavafin).

Shpërndaje: