Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: Sherh Esl-is-Sunnah ue I’tikad-id-Din, fq. 71-72
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Grupi i parë, i cili mohon lartësimin e Allahut ashtu edhe ngritjen, mohojnë dy të kundërtat. Për shkak se ata thonë se Allahu nuk është as mbi arsh e as nën tokë. Ata thonë se Allahu as nuk është brenda krijesave e as jashtë krijesave, as nën krijesat, e as mbi krijesat, as i ndarë nga krijesat apo i ndërlidhur me krijesat. Ku është ai atëherë nëse kjo është gjendja e tij? Nëse dikush të kishte kërkuar që të përshkruash një gjë joekzistente nuk do të kishe qenë në gjendje të shprehësh më të mirë se kështu. Mosbesimi i këtyre njerëzve është më i keq se i grupit të parë. Xhehmitë janë kufarë. 500 dijetarë kanë bërë tekfir mbi ta. Alamah Ibnul Kajimi (rahimahullah) ka thënë:
Pesëqind dijetarë në vende të ndryshme kanë bërë tekfir mbi ta
këtë e ka cituar Imam el-Laleka’i dhe para tij Tabarani
Imam Abdullah bin el-Mubarak ka thënë:
“Ne jemi në gjendje të citojmë atë që jehudët dhe nasarat e thonë, por nuk mund ta citojmë atë që Xhehmitë e thonë ndaj Allahut.”
Do të thotë ne jemi në gjendje të citojmë jehudët dhe nasarat pavarësisht mosbesimit dhe devijimit të tyre, por jo besimin e Xhehmive për shkak të së keqes dhe turpit të tyre.
Disa dijetarë bënë tekfir të përgjithshëm mbi ta, por kur vjen puna për tekfir specifik mbi një individ kështu që së pari duhet menjanuar arsyetimet e tij. Dijetarë të tjerë bënë tekfir absolut mbi të gjithë ata. Disa thanë se ata janë bidatçi, ndërsa të tjerët bënë tekfir vetëm mbi ekstremistët e tyre.