“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi i dijetarëve të Hadithit nr (2)

Imam Ebu Bekr Ahmed bin Ibrahim el-Isma’ili (277-371)

I’tikad A’immeh Ahl-il-Hadith [Besimi i dijetarëve të Hadithit]

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

11 – Ata thonë se Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Ai nuk është krijuar sido që ta lexojë dhe ta shqiptojë atë lexuesi dhe ai është ruajtur në formë të shtypur. Ai që thotë se shqiptimi i Kuranit është i krijuar dhe ka për qëllim Kuranin, ka thënë se Kurani është i krijuar.

12 – Ata thonë se nuk ka Krijues tjetër të vërtetë përveç Allahut (azze ue xhel). Të gjitha furnizimet e robërve janë të krijuara nga Allahu. Allahu e udhëzon kë të dojë dhe e lajthitë kë të dojë. Atë që Allahu (azze ue xhel) e lajthit nuk ka asnjë argument:

Thuaj: “Allahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.” 6:149

Thuaj: “Allahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për Të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni tek Ai”. Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur sepse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.” 7:29-30

”Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.7:179

”S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!” El-Hadid, 57:22

Për të “ta sjellim atë në zbatim” do të thotë pa dyshim për ta krijuar atë. Ai tha në lidhje me banorët e xhenetit:

“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun i Cili na udhëzoi neve për këtë vend. Kurrë nuk do të ishim udhëzuar sikur të mos na udhëzonte.” 7:43

”Sikur të donte Allahu, do t’i udhëzonte të gjithë njerëzit.” 13:31

“E, sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bënte njerëz të një feje. Por, ata edhe më tej janë në kundërshtim mendimesh. Përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt.” 11:118-119

13 – Ata thonë se e mira dhe e keqja, e ëmbla dhe e hidhura është nga përcaktimi i Allahut (azze ue xhel). Ai ka caktuar që ajo të ndodhë dhe e ka paracaktuar atë dhe ata nuk mund të arrijnë përfitime për veten e tyre ose t’i shmangen të keqes – përveç atë që Allahu dëshiron. Ata janë të varfër para Allahut (azze ue xhel) për të Cilin çdoherë kanë nevojë.

14 – Ai (azze ue xhel) zbret në qiellin më të ulët në bazë të asaj që thonë transmetimet autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ dhe këtë duhet besuar pa pyetur si?.

15 – Ata besojnë se robërit e mirë do ta shohin Allahun (azze ue xhel) në ditën e gjykimit, por jo në këtë jetë dhe ata që Allahu i shpërbleu me këtë e shohin detyrimisht Allahun. Ai tha:

”Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.” 75:22-23

”Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar që të mos e shohin Zotin e tyre.83:15

Nëse as besimtarët apo kufarët nuk do ta shohin Atë, atëherë të gjithë do të ishin penguar. Megjithatë, nuk duhet besuar si trup Allahun (azze ue xhel) dhe nuk duhet kufizuar Atë. Megjithatë, ata do ta shohin Atë (xhela ue ala) me sytë e tyre sikurse Ai dëshiron – dhe kjo duhet besuar pa pyetur se si?.

16 – Ata thonë se imani (besimi) është fjalë, vepër dhe njohuri. Ai shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ai që bën vepra të mira më shumë ka iman më të fortë se ai që bën më pak vepra të mira.

17 – Ata thonë se monoteistët dhe muslimanët që e falin namazin të drejtuar drejt Kiblës dhe bëjnë një mëkat ose më shumë mëkate, të mëdha apo të vogla dhe ende janë të përqëndruar në adhurimin e Allahut të vetëm, duke pranuar obligimet nga Allahu, nuk duhet bërë tekfir mbi ta për shkak të atyre mëkateve që kanë. Ata shpresojnë që Allahu ta falë personin e tillë.

Ai (te ala) ka thënë:

”Pa dyshim se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij ortak dhe përveç këtij (mëkati) fal kë të dojë.” 4:48

18 – Ata nuk pajtohen lidhur me atë që qëllimisht dhe pa justifikim e braktis namazin e obliguar derisa t’i ketë kaluar koha e tij. Disa e konsiderojnë personin e tillë të jetë kafir duke u bazuar në atë që është transmetuar nga profeti ﷺ lidhur me këtë:

“Midis robit dhe mosbesimit është lënia e namazit.”

“Ai që e braktis namazin ka bërë kufër.”

“Ai që e braktis namazin e ka braktisur mbrojtjen e Allahut.”

Të tjerët thonë se kjo vlen nëse braktiset namazi duke e mohuar atë. Për shembull, Jusufi ﷺ tha:

”Unë kam hequr dorë nga ata që nuk e besojnë Allahun.” 12:37

Do të thotë kufër mohues.

19 – Disa prej tyre thanë se besimi është fjalë dhe vepër, ndërsa Islami është vepra me të cilat njeriu është obliguar dhe ato përmenden veç e veç. Prandaj është thënë se muslimanët dhe besimtarët [mu’minun] janë dy koncepte të ndryshme; nëse kto dy koncepte përmenden ndaras, nuk përfshihet tjetra. Ndërsa nëse vetëm njëri koncept përmendet, përfshihen të dyjat.

Shumë të tjerë thanë se Islami dhe Imani janë e njëjta gjë.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme do të jetë prej të humburve.3:85

Kjo do të thotë se në qoftë se kërkon besim tjetër (pos Islamit), kjo do t’i refuzohet atij.

Allahu (te ala) tha:

”Kështu që Ne nxorrëm prej andej besimtarët. Por nuk gjetëm ndonjë shtëpi muslimanësh përveç se një (familjen e Lutit).” 51:35-36

Disa besojnë se Islami është veçanërisht nënshtrimi dhe përulësia ndaj Allahut dhe gjykimit të Tij të cilin personi e beson.

Ai (Te ala) tha:

Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja.” 49:14

“Ata të shprehin ty mirënjohje që e përqafuan Islamin. Thuaju: “Pranimin tuaj të Islamit mos ma njihni mua. Përkundrazi, Allahu ka dhuruar një mirësi mbi ju, që Ai ju ka udhëzuar ju tek imani (besimi), sigurisht në qoftë se jeni të vërtetë e të çiltër (për atë që thoni).” 49:17

Edhe kjo është një provë për atë që thotë se të dyja janë një dhe e njëjta gjë.

20 – Ata thonë se Allahu do t’i nxerr monoteistët nga xhehnemi pas ndërmjetësimit të ndërmjetësuesve. Ndërmjetësimi është një fakt. pellgu është një fakt. Ahireti është një fakt. Dhënia e llogarisë është një fakt.

Shpërndaje: