Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Masa’il-il-Xhahilijjeh, fq. 123-124
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mushrikët e mohonin urtësinë e Allahut (Subhanehu ue Te ala) në krijesat dhe fenë e Tij. Mutezilitë dhe Esharitë e mohojnë urtësinë e Allahut në veprat e Tij. Për shembull, Esharitë thonë se Allahu nuk bënë asgjë më urtësi por se Ai vepron vetëm nga dëshira e Tij. Sipas tyre, urtësi do të thotë të bësh diçka me një qëllim – dhe Allahu është i pastër nga qëllimet. Po kështu, ata thonë se urtësia ndikon në Allahun dhe prandaj i bie se Ai i krijoj krijesat pa këtë qëllim. Ata thonë se Allahu (Xhela ue Ala) vepron vetëm nga dëshira dhe jo nga urtësia. Ata mohojnë urtësinë e Allahut në veprat dhe në fenë e Tij, sepse ata pretendojnë se po e pastrojnë Allahun nga të metat.
Prandaj, ata thonë se është e mundur që Allahu të urdhëroj mosbesimin, dhe mëkatet dhe ndalon ibadetin, namazin, mbajtjen e lidhjeve familjare dhe veprat e mira, sepse çdo gjë varet nga dëshira i Tij. Prandaj, është e mundur që Ai të urdhëroj ndalimin nga e keqja dhe ndalon të mirën sepse Ai vepron atë që dëshiron.
Vërtetë Allahu (Subhanah) vepron çka të dojë, por Ai nuk e bën atë pa urtësi.
Ata gjithashtu thonë se Allahu mund të fus paganin në xhenet dhe besimtarin e devotshëm në xhehenem, sepse çdo gjë varet nga Ai dhe tek Ai nuk hyjnë qëllimet.
Ky mendim është i pasaktë, kjo nuk i përket urtësisë së Allahut (Subhanehu ue Te ala). Allahu (Xhela ue Ala) ka thënë:
أَمْ نَجْعَلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَالْمُفْسِدِينَ فِي الْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ الْمُتَّقِينَ كَالْفُجَّارِ
“A t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?” 1
أًمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أّن نَّجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاء مَّحْيَاهُم وَمَمَاتُهُمْ سَاء مَا يَحْكُمُونَ
“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?” 2
Ata që e kanë këtë mendim e përshkruajnë Allahun me të keqen dhe me padrejtësi – larg është Allahu nga ajo që thonë ata. Ky është mendimi i mushrikëve dhe i atyre që e mohojnë urtësinë sikurse Esharitë.
1 38:28
2 45:21