Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi i Rafidave (Shiave) në lidhje me Kuranin (2)

Shejkh Muhibudin El-Khatib (v. 1380)
El-Khututul-‘Aridah, fq. 4-10
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një nga dijetarët më të famshëm shiit dhe më të respektuar tek ata i cili vjen nga qyteti i Nexhefit (Irak), Mirza Husejn bin Muhammed Takiun-Nuri et-Tabersi autor i librit “Faslul-Khitab Fi ithbat Tahrif Kitab Rabbil-Erbab”. Në këtë libër ai përmblodhi mbi njëqind tekste që ishin shkrua gjatë gjithë historisë nga dijetarët Shiit të cilët pretendonin se janë bërë falsifikime në Kuran, se i janë shtuar dhe i janë hequr gjëra. Libri i et-Tabarsit u shtyp në Iran me 1298H dhe ai tërhoqi shumë vëmendje. Ata preferuan që të mos mblidhen të gjitha akuzat në një libër të vetëm, por në vend të kësaj të përhapen ato, për shkak se kjo mund të përdorej si dëshmi kundër tyre nga kundërshtarët.

Kur dijetarët publikuan haptazi kritikën e tyre, et-Tabarsi u përgjigj me një tjetër libër: “Radd ba’dush-Shubuhat ‘an Faslil-Khitab Fi ithbat Tahrif Kitab Rabbil-Erbab.” Këtë libër ai e ka shkruar në mbrojtje të librit të tij të parë, dy vjet para vdekjes së tij. Autoritetet e atëhershme udhëheqëse shiite, për të treguar vlerësimin e tyre ndaj përpjekjeve të tij që kishte bërë për të provuar se Kurani është shtrembëruar, ata e varrosën në një nga tempujt e tyre të shenjta të Nexhefit.

Disa nga “provat” të cilat et-Tabarsi paraqiti se Kurani është shtrembëruar, ishte një citim i asaj të cilën shiitët besojnë të jetë një pjesë e humbur nga Kurani: Suretul-Uilajeh. Në atë sure, shiitët thonë se bëhet fjalë për udhëheqjen e cila i ishte dhënë Aliut. Ndër tjerash, në të thuhet:

“O ju që besuat! Besoni në profetin dhe ueliun (atij të cilit i është dhënë pushteti); atyre dyve që i kemi dërguar për t’ju shpirë në rrugën e drejtë.”

Muhammed Ali es-Sa’udi pati sukses për ta hulumtuar dorëshkrimin iranian të Kuranit e cila i përkiste orientalistit Brown, dhe ai arriti të bëjë një fotokopje të Suretul-Uilajeh me përkthimin e tij persian. Ekzistenca e tij u konfirmua nga et-Tabarsi në librin e tij “Faslul-Khitab” dhe nga Muhsin Fani el-Kashmiri në librin e tij “Medhahib Dabistan”. Këtë libër, i cila ishte shkruar në persisht, është shtypur disa herë në Iran. “Suretul-Uilajeh”, e cila në mënyrë të gabuar i atribuohet shpalljes së Allahut, është cituar edhe nga orientalisti i famshëm Noeldeke në librin e tij “History of Copies of the Qur’an”. Kjo gjithashtu shfaqet edhe në “French-Asian Newspaper” në vitin 1842.

Et-Tabarsi gjithashtu citon një histori nga “El-Kafii”, e cila është po aq e vlefshme tek Shiitët sikurse “Sahihul-Buhari” tek Ehlus-Sunneti. Ndër tjerash, në “El-Kafii” shkruan: “Disa nga shokët tanë kanë transmetuar nga Sehl bin Zijad dhe ky nga Muhammed bin Sulejmani, se disa nga miqtë e tij kanë transmetuar se Ebul-Hasan eth-Thani Ali bin Musa er-Rida të ketë thënë: “Ne dëgjojmë vargje nga Kurani që janë të ndryshme nga ato që ne i kemi nëpër Mus’hafe dhe kështu nuk jemi në gjendje që t’i lexojmë ato në përputhje me leximin që na ka arritur nga ti. A mëkatojmë ne me këtë?” Ai u përgjigj: “Jo. Lexojeni atë ashtu sikurse e keni mësuar, do të vij koha kur do të vijë dikush tek ju për t’iu mësuar ju.”

Ky dialog, pa asnjë dyshim është i shpikur nga Shiitët dhe në mënyrë të gabuar i dedikohet Imam Ali bin Musa er-Ridas! Megjithëkëtë Shiitët e konsiderojnë këtë gjykim si të vlefshëm. Kuptimi i kësaj është se gjatë kohës kur ndonjë prej tyre e lexon këtë Kuran të cilin myslimanët e kanë mësuar ndër shekuj, të ndërtuar me konsensusin e Uthmanit (radijAllahu anhu) për këto tekste, njeriu nuk mëkaton.

Udhëheqësit fetar Shiit dhe dijetarët do t’ia mësojnë njëri-tjetrit versionin ndryshe nga ai që gjendet në mesin tonë – version që ata pretendojnë se kanë ardhur prej Imamëve të tyre nga Ehlul-Bejti. Ekzistimi i një dëshire të flaktë për të shfaqur një dallim në mes të “Kuranit të Shiave” dhe Kuranit të pranuar unanimisht nga të gjithë myslimanët i cili është shumëzuar nga Uthmani (radijallahu anhu), e motivoi et-Tabarsin për të shkruar librin e tij “Faslul-Khitab”.

Edhe pse shiitët pretendojë se e mohojnë librin e et-Tabarsit, gjë e cila është një formë e tukjes (hipokrizia për të mbrojtur fenë e tyre (v.p.)), ata konfirmojnë qindra citate nga punimet e famshme të dijetarëve të tyre, pranimi i tyre se Kurani është shtrembëruar. Por sigurisht ata nuk duan që të ngrihen zëra kundër kësaj doktrine të çoroditur që ata e mbajnë të fshehur.

Rezultati i synuar është që ata të na bëjnë neve që të besojmë se ekzistojnë dy Kuran-a: 1) Njëri i cili është Kurani i pranuar unanimisht, i njohur si Kurani i Uthmanit dhe pranohet nga Myslimanët Sunni; dhe 2) Kurani, ndaj të cilit pretendojnë se është versioni i fshehur i Shiave dhe për të cilën thuhet se në të ekziston edhe Suretul-Vilajeh. Megjithatë, ata e dinë se e kanë shpikur fjalën që ata ia përshkruan Imam Ali bin Musa er-Ridas: “Jo. Lexojeni atë ashtu sikurse e keni mësuar, do të vij koha kur do të vijnë dikush tek ju për t’iu mësuar ju.”

Shiitët, gjithashtu besojnë se është fshirë edhe një varg nga Suretul-Inshirah. Heqja e pohuar është “Dhe Ne e bëmë Aliun dhëndrin tënd”. A nuk ju vije turp për të sjellë një akuzë të tillë, kur dihet se kjo sure është shpallur në Meke, ndërsa Aliu (radijAllahu anhu) ende nuk ishte dhëndër i profetit (salAllahu alejhi ue selem)?! Në atë kohë, dhëndër i vetëm i profetit (salAllahu alejhi ue selem) ishte el-‘As bin er-Rabi’ el-Emmeuij. Lidhur me Aliun si dhëndër të profetit (alejhis-salatu ues-selam), duhet të theksohet se Allahu e bëri Uthman bin Afanin dhëndër të profetit (salAllahu alejhi ue selem), duke u martuar me dy nga bijat e tij (salllahu alejhi ue selem). Dhe, pasi vdiq gruaja e dytë e Uthmanit, profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha atij:

أما إنه لو كانت لي ابنة لزوجتكها

“Po ta kisha edhe një vajzë tjetër, do ta kishim dhënë ty për grua.”

Tetëdhjetë vjet pasi ishte shtypur libri “El-Faslul-Khitab” ishte kënaqësi shumë e madhe në mesin e armiqve të Islamit, posaçërisht misionarët dhe orientalistët. Aq shumë e parapëlqenin atë libër, saqë e përkthyen edhe në gjuhët e tyre përkatëse. Kjo nuk është aspak për t’u habitur, duke pasur parasysh se ai përmban qindra gënjeshtra dhe akuza të rreme kundër Allahut dhe krijesës më të zgjedhur, Profetit të Islamit, Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe kundër sahabëve të nderuar radijallahu anhum. Në librin “El-Kafi” të el-Khulejnit, gjenden tri tekste të qarta të cilat qartësojnë disa qëndrime të çoroditura të shiave. Ndër to, është:

Se, Ebu Xhaferi ka thënë: “Vetëm një gënjeshtar pretendon se ai (Ebu Bekri si tubues i parë i Kuranit ose Uthmani si shumëzues i parë i kopjeve të tij (v.p.)) ka grumbulluar Kuranin ashtu siç ishte shpallur. Vetëm Ali bin Ebi Talibi dhe Imamët pas tij e tubuan dhe e mësuan përmendësh Kuranin ashtu siç ishte shpallur.” (faqe 54)

Ndërsa në anën tjetër, çdo Shiit duhet të besoj në këtë tekst që gjendet nënë “el-Kafi”, sikur që ka besimin në një nga shtyllat e besimit islam.

Sa për ne, Ehlus-Sunnetin, ne themi se shiitët në mënyrë të rreme ia kanë atribuuar tekstin e lartpërmendur Ebu Xhaferit. Dëshmia për pozicionin tonë është se, Aliu nën udhëheqjen e tij në Kufe, kurrë ndonjëherë nuk mori për veten e tij por edhe nuk kërkoi ndonjë version tjetër të Kuranit pos atij që ishte shumëzuar nga halifi Uthmani (radijAllahu anhu) dhe i cili ishte i vlefshëm në të gjitha vendet islame dhe do të jetë si i tillë deri në Ditën e Gjykimit. Nëse do të ishte e vërtetë se Aliu kishte një Kuran tjetër, natyrisht do t’i kishte zbatuar gjykimet e tij dhe do t’i kishte urdhëruar myslimanët që t’i përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të tij.

Pasi që ai ishte lider i padiskutueshëm, askush nuk do të guxonte për ta sfiduar atë në këtë çështje. Si shtesë e kësaj që e thamë, gjithashtu duhet të theksohet se, në qoftë se Aliu me të vërtetë do të kishte një Kuran tjetër por e fshehu atë për myslimanët, ai në këtë mënyrë do ta kishte tradhtuar Allahun, të dërguarin e Tij dhe fenë Islame në përgjithësi duke bërë diçka të tillë. Lidhur me Xhabir el-Xhu’fin që pretendon se ka dëgjuar bisedën pagane nga Imam Ebu Xha’fer Muhammed el-Bakir, duhet ta dimë se edhe në qoftë se Shiitët e konsiderojnë atë si transmetues të vërtetë të tregimeve, ai është i njohur gjerësisht në mesin e shkollave Sunnite si gënjeshtarë dhe shpikës historish. Ebu Jahja el-Hammani ka treguar se ka dëgjuar Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) duke thënë: “Më i miri që kam takuar në transferimin e tregimeve është ‘Ata, ndërsa Xhabir el-Xhu’fi është gënjeshtari më i madh që kam takuar.” (Mexhel-letul-Ez’her 1372H faqe 307)

Teksti i dytë nga “el-Kafi” i cili përmendet më lart, i atribuohet birit të Xha’fer es-Sadik-ut. Ajo është siç vijon: “Transmetohet se Ebu Basir se ka thënë: “Shkova tek Ebu Abdullah (d.m.th. biri i Xha’fer es-Sadik-ut) i cili tha: “Me të vërtetë ne e kemi Kuranin e Fatimes”. Unë thashë: “Çfarë është Kurani i Fatimes?”’ Ai u përgjigj: “Ai përmban tre herë më shumë se ky Kuran që është tek ju. Pasha Allahun, ai Kuran madje nuk përmban asnjë shkronjë nga Kurani juaj?” (faqe 75)

Këto tekste të shpikura të Shiave të cilat në mënyrë të rreme i janë atribuuar Imamëve të Ehlul-Bejtit, janë mjaft të hershme. Këto janë transmetuar nga Muhammed bin Ja’kub el-Kulejni er-Razi në librin e tij “El-Kafi” para më shumë se një mijë vitesh, nga ata që kanë jetuar para tij, sepse ata kane transmetuar nga themeluesit e shiitëve. Kur Spanja ishte nën kontrollin e arabëve mysliman, Imam Ebu Muhammed bin Hazm (Allahu e mëshiroftë!) e kishte zakon të debatonte me priftërinjtë spanjollë lidhur me librat e shenjta.

Ai e kishte zakon të mblidhte prova të cilat konfirmonin se ato ishin shtrembëruar dhe ndryshuar aq shumë sa që origjina e tyre ishte zhdukur. Pastaj priftërinjtë e kishin zakon ta refuzonin atë duke u argumentuar me atë se shiitët pretendojnë se Kurani është shtrembëruar. Ibn Hazmi i refuzoi argumentet e tyre duke thënë se pretendimet e Shiave nuk mund të përdoren si dëshmi kundër Kuranit apo ndaj myslimanëve në përgjithësi për shkak se vetë Shiat nuk janë myslimanë!

Shpërndaje: