Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi Islam dhe i krishter sipas Muhamed Mursit & Shejkh Feuzanit

Muhamed Mursi & Imam Feuzan 
Përktheu: Valdet Gashi

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=vERFrh17C_k&feature=youtu.be 

www.perlatmuslimane.com

Muhamed Mursi: ”Ne kemi disa gjëra të kundërta të cilat nuk janë të çështjeve bazë në tërësi.

Moderatori: ”A janë këto kundërshtime (me të krishterët) në çështje të besimit?”

Muhamed Mursi: ”Jo, natyrisht se nuk ka mundësi që këto kundërshtime të jenë në çështje të besimit. Kjo është e pamundur. Në realitet, ndërmjet egjiptianëve nuk ka kundërshtime në çështje të besimit. Ngase, egjiptianët ose janë myslimanë ose të krishterë.

E që dihet se nuk ka dallim ndërmjet besimit islam dhe atij të krishterë. Secili mund të ketë bindje atë që dëshiron. Dallimi mes nesh është i dinamikave, dallim në mjete dhe çështje mekanike. Pra, nuk ka mundësi që dallimi mes nesh të jetë në çështje të besimit.
Ne do të mundohemi që të kemi një kushtetutë të vetme në të gjithë Egjiptin, sepse ne kemi pushtetin mbi tëgjithë vendin. Në krijimin e kësaj kushtetute, do të marrin pjesë të gjithë egjiptianët. Dikush do ta pranojë e dikush jo…”

A ka dallim ndërmjet besimit islam dhe atij tëkrishter?!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për atë i cili thotë se, besimi ynë dhe i të krishterëve është një, dhe kjo thuhet në emër të interesit politik?”

Imam Feuzan: ”Allahu na ruajt nga kjo fjalë! Besimi ynë dhe i të krishterëve nuk është një (nuk është i njëjtë). Besimi i Njësimit të Allahut (Teuhidi) – besimi i pastër i Ibrahimit alejhi-selam të jetë i njëjtë me Trinitetin1?! Allahu na ruajttë.
Të thuhet kështu në emër të kësaj bote, në emër të interesave politike…” Jo, kjo assesi nuk është e lejuar.

Është e vërtetë se lejohet që të bashkëpunojmë me ta e të lidhim marrëveshje në atë që e mbron interesin tonë fetar, që të mos kemi dëme nga ana e tyre, e të mbrohemi nga armiqësia e tyre.

Pra,marrëveshja me jobesimtarët është diçka të cilën e ka bërë edhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Por, që të pajtohemi me fenë e tyre apo të lavdërojmë fenë e tyre, kjo nuk është e lejuar dhe kjo është mohim ndaj Allahut Azze ue Xhel.


1 https://www.perlatmuslimane.com/e-verteta-rreth-trinitetit/

Shpërndaje: