Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi në emrat dhe cilësitë e Allahut – Ibnu Tejmijeh

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: El Akidetu el Uesitijeh”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

{Rruga e pasuesve të sunnetit dhe xhematit në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut}

Prej besimit në Allahun është: Besimi në atë me të cilën Ai e ka cilësuar (përshkruar) veten e Tij në Librin e Tij të ndershëm si dhe me çfarë e ka cilësuar atë i dërguari i Tij Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa bërë ndryshim (et tahrif), anollim (et teatil), pa tekjijf (formësim) dhe pa përngjasim,porse ata besojnë se:

Asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” Esh -Shura 11

Ata nuk mohojnë përshkimin që Allahu i ka bërë Vetes së Tij, nuk i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë, nuk i mohojnë emrat dhe cilësitë e Tij, nuk pyesin me “Si?” dhe nuk i shëmbëllejnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave të Ti

Ai, i Lartmadhëruari, nuk ka të barabartë, nuk ka ortak, Ai nuk shembëllohet me krijesat e Tij, Ai është më i ditur për veten e Tij se çdo kush tjetër, më i vërtetë në thënie dhe fjalët e Tij janë më të bukura dhe më të mirat sesa ato të krijesave të Tij. Kurse të dërguarit e Tij janë të sinqertë dhe të vërtetuar prej Tij dhe nuk janë si ata që flasin për Allahun atë që nuk dinë.

Prandaj Ai ka thënë:

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” Es Safat 180-182

Pra, e ka pastruar Veten e Tij nga ajo që i mveshin kundërshtuesit e të dërguarve duke u dhënë paqe atyre (të dërguarve) për shkak të fjalëve të pastërta që kanë thënë për Të prej mangësisë që i mveshën. Ai i Lartmadhëruari ka bashkuar në atë që e ka cilësuar dhe quajtur veten e Tij ndërmjet mohimit dhe pohimit, prandaj pasuesit e sunetit dhe xhematit nuk devijojnë nga ajo me të cilën kanë ardhur të dërguarit, sepse ajo është rruga e drejtë, rruga e atyre që Allahu i begatoji me mirësi prej profetëve, besnikëve, dëshmorëve dhe vepërmirëve. Po ashtu në të bën pjesë ajo atë me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në suren “El Ihlas”[3], e cili llogaritet si një e treta e Kuranit,[4] ku Ai thotë:

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” El Ihlas 1-4

Si dhe ajo me të cilën Ai e ka cilësuar veten e Tij në ajetin më madhështor në Librin e Tij, ku Ai thotë: 

“Allahu![5] Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit[6], Mbajtësit të gjithçkaje[7]! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi![8] Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.[9] Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?[10] Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,[11] kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju[12] i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre(qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti[13], Madhështori.El Bekare 255.

Prandaj kushdo që e lexon këtë ajet në mbrëmje, Allahu e ruan atë kurse shejtani nuk mundet t’i afrohet atij deri në mëngjes.

Po ashtu fjala e Tij:

“Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!” El Hadid 3

 Po ashtu fjala e Tij:

“Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes.“ Furkan 58

 Fjalët e Tij:

“Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.” Tahrim 2

 “Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” Tahrim 3

Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij.” Sebe 1-2

 “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).El Enam 59

dhe asnjë femër nuk mund të mbetet shtatzënë apo të lindë pa dijeninë e Tij” Fusilet 47

që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” Talak 12

“Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.”Edh Dharijat 58

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi” Esh Shura 11

“Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët.” En Nisa 58

“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” El Kehf 39

E, sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu vepron atë që do Vetë.[14] Bekare 253

“Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.” El Maide 1

 “Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell.” El Enam 125

[3] Ibën el Xheuzi në në tefsirin e tij 9/264 thotë se në lidhje me suren “El Ihlas” ka dy fjalë: E parë: Se ajo është sure Mekije, kjo është fjala e Ibën Mesudit, Hasenit, Ataut, Ikrames dhe Xhabirit. E dyta: Ajo është Medenije, kjo transmetohet nga Ibën Abasi, Katadja dhe Dahaku.” Shih “Tefsirin” e Ibën Kethirit 4/566, “Tefsirin” e Kurtubiut 20/244 dhe “Fet’hul Kadir” 5/513

[4] Muslimi në “Sahihun” e tij  811

[5] Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.

[6] I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[7] Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[8] Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

[9] Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.

[10] Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

[11] Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.

[12] Disa dijetarë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, të dukshme e të padukshme. Ata të cilët thonë se “Kursiju” është për qëllim “Dija” siç ëhstë Hasen el Basri etj. prej selefëve kanë gabuar në këtë gjë, sepse “Kursiju” është gjë tjetër dhe “Arshi” tjetër gjë. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.”Po ashtu thuhet se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) ka thënë: “ Se “Kursiju” është “Dija”, porse zinxhiri i i kësaj fjale është daif dhe nuk vlen të argumentohet me të. Ndërsa nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” [Es Silsiletu es Sahiha, 109].

[13] Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.

[14] Me Vullnetin e Tij absolut, duke i dhënë sukses për zbatimin e urdhrave të Tij kujt të dojë dhe duke poshtëruar e përçmuar kë të dojë, dhe në këtë gjë, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, por të mirit i shton mirësi dhe të keqit i jep atë që ka zgjedhur vetë dhe atë që meriton.

Shpërndaje: