Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)
Burimi: el-Ibaneh, fq. 443
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mu’tezilitë, Haruritë dhe Xhehmitë pohojnë se Allahu (Azze ue Xhel) është kudo. Kjo do të thotë se Ai ishte në barkun e Merjemes dhe se Ai është në kopshtet e palmave dhe në tualete. Një mendim i tillë shkon kundër fesë. Larg është Allahu nga ajo që ata thonë!
Duhet t’u thuhet se, në qoftë se Allahu nuk është ngritur mbi arsh në kuptimin që është specifik për arshin, të cilën dijetarët dhe transmetuesit e kanë thënë, kështu që është Allahu (Azze ue Xhel) kudo. Në këtë rast Ai është nën tokë që mbulohet nga qielli. Nëse ai është nën tokë, dhe toka është mbi Të dhe qiejt janë mbi tokë, ajo që ju thoni nënkupton se Allahu është poshtë dhe se çdo tjetër është mbi Të dhe se Ai është lart lartit, dhe çdo gjë tjetër është nën Të. Me këtë që u tha Ai është nën atë që është mbi Të dhe mbi atë që është nën Të. Kjo është e pamundur dhe kontradiktore – larg është Allahu nga gënjeshtrat e tyre!