Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Betimi i Allahut mbi jetën e Muhamedit alejhis-selam

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: et-Tibjan fi Aksam-il-Kur’an, fq. 269

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Te’ala) ka thënë:

قَالُوا أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ الْعَالَمِينَ قَالَ هَؤُلاء بَنَاتِي إِن كُنتُمْ فَاعِلِينَ لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِي سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ

“Ata thanë: ”A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)? Ai (Luti) tha: ”Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)! Pasha jetën tënde (Muhamed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.” 1

Shumica e komentatorëve të Kuranit nga Selefët dhe pasardhësit – në fakt unë nuk di nëse Selefët nuk pajtohen në lidhje me të – thonë: këtu Allahu betohet në jetën e të dërguarit të Tij (Muhamedit salAllahu alejhi ue selem). Një nga virtytet e tij më të mëdha janë se Zoti (Azze ue Xhel) betohet në jetën e tij. Nuk është e njohur se dikuj tjetër i është dhënë kjo veçori.

Ez-Zamakhshari nuk u pajtua me këtë, kur ai tha se engjëjt u betuan në jetën e Lutit (alejhis-selam). Megjithatë, nuk ka asgjë që sugjeron në këtë. Përkundrazi, çdo gjë sugjeron se Selefët e kuptuan dhe jo Muatilat dhe Mutezilitë.

Ibn Abasi ka thënë:

”Allahu nuk është betuar në jetën e ndonjë profeti tjetër përpos tij (Muhamedit).”


1 El-Hixhr 15:70-72

Shpërndaje: