Imam Muhammed bin Ali esh-Shaukani (v. 1250)
Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/355)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
لِّلَّذِينَ يُؤْلُونَ مِن نِّسَآئِهِمْ تَرَبُّصُ أَرْبَعَةِ أَشْهُرٍ فَإِنْ فَآؤُوا فَإِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të tyre për marrëdhënie, duhet të presin katër muaj, pastaj nëse ndërrojnë mendje, padyshim Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” El-Bekara 2:226
Këtu është interpretimi i qartë i ajetit:
1 – Kushdo që betohet se nuk do të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij asnjëherë ose për një kohë të pacaktuar ose për më shumë se katër muaj, ne duhet të presim katër muaj. Pas katër muajsh, ai mund të zgjedhë ose të kthehet tek ajo, pas së cilës ajo do të vazhdojë të jetë gruaja e tij, ose të ndahet prej saj.
2 – Ai që kufizojnë betimin në më pak se katër muaj duhet ose të përmbushë betimin sikurse i dërguari i Allahut ﷺ bëri kur u betua që të mos u afrohej grave të tij për një muaj, ose të zgjedh që të ketë marrëdhënie intime me të para të skadoj koha. Në këtë rast ai duhet të bëjë kefareh (të paguaj dëmshpërblim) për betimin e thyer. Kështu ai zbaton fjalët e profetit ﷺ:
“Kushdo që betohet për ndonjë gjë dhe pastaj sheh se diçka është më e mirë se ajo, duhet të veprojë atë më të mirën dhe të bëjë kefareh për betimin e tij.“